Asambleja Kombëtare e PS-së ka zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë, pas votimit të 350 anëtarëve të forumit më të lartë politik të dalë nga Kongresi Zgjedhor.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi bëri me dije emrat e Kryesisë së re të PS, që përbëhet nga 5 burra dhe 5 gra.
Ata janë: Albana Kociu, Anila Denaj, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu, Lindita Nikolla, Arben Pëllumbi, Erion Brace, Eduart Shalsi, Igli Hasani, Toni Gogu.
Sekretariati i PS:
- Sekretar i Përgjithshëm – Blendi Klosi
- Sekretari për Organizimin dhe për Zgjedhjet: Damian Gjiknuri
- Sekretare për Diasporën – Zerina Bruci
- Sekretare e Programit, Milva Konomi
- Sekretar për Rininë – Roi Basha
- Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko
- Sekretare e Gruas, Evis Kushi
“Kryesia e re e PS do të fillojë punën që nga dita e nesërme për organizmin e fushatës zgjedhore dhe për përgatitjen e programit për vizionin Shqipëria 2030”, tha Klosi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co