Video/ Bashkëshortja e Navalnyt u shoqërua me ovacione në konferencën e Mynihut, gjesti i presidentit serb tërheq vëmendjen

video bashkeshortja e navalnyt u shoqerua me ovacione ne konferencen e mynihut gjesti i presidentit serb terheq vemendjen
video bashkeshortja e navalnyt u shoqerua me ovacione ne konferencen e mynihut gjesti i presidentit serb terheq vemendjen

Fjalimi i Yulia Navalnaya në konferencën e Sigurisë në Mynih u prit nga një ovacion i gjatë dhe në këmbë nga të pranishmit.

Siç shihet në video, duartrokitjeve nuk iu është bashkuar presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

Dalja e saj në skenë u përshëndet nga shumica e të pranishmëve në sallë në këmbë dhe duartrokitje të gjata.

Siç shihet edhe në video, presidenti Vuçiq ishte ulur në rreshtin e parë dhe ndër të fundit që u ngrit në këmbë, por nuk iu bashkua duartrokitjeve. Në vend të kësaj, Presidenti i Serbisë rregulloi kufjet e tij për një rishikim të njëkohshëm, dhe më pas vazhdoi të qëndrojë në këmbë.

Ajo tha se nuk dinte nëse duhet t’i besonte lajmit për vdekjen e burrit të saj Alexei Navalny, por nëse rezultojnë të vërteta, Navalnaya deklaroi se përgjegjës duhet të jetë presidenti rus Vladimir Putin dhe aleatët e tij.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →