Kryetari i PD-së, Sali Berisha në mbledhjen me drejtuesit politikë të qarqeve, është shprehur se do i japin përparësi absolute protestës.
Ai tha se nuk pranojnë të ecin symbylltas drejt grabitjes dhe drejt funeralit të votës së lirë pa u hedhur në kuti.
“Si lider të PD në qarqet ku ju jeni ngarkuar kërkon që ju të jeni organizatorë të shkëlqyer. Kërkon që ju me ekipin lokal të riorganizoni PD.
Anëtarësia e saj ka nevojë jetike, vendimtare për jë organizim solid.
Shpesh dhe rëndomë shtrohet çështja: njerëzit janë të gatshëm, njerëzit nuk janë të gatshëm. E para, ju vetë duhet të jeni të gatshëm, dhe për të qenë ju të gatshëm, duhet të organizoni demokratët. Ata aty janë, ata presin t’i organizojnë.
Përveç organizimit, detyra juaj është t’i frymëzoni. Në qoftë se organizojmë, në qoftë se ne i frymëzojmë, unë ju garantoj ju se forcë në botë që të pengojë realizimin e qëllimeve tona objektive nuk ka dhe nuk mund të ketë.
Ka patur dhe ka një debat, po protesta dhe fushata? Jo, ne i japim përparësi absolute protestës. Ne nuk pranojmë të ecim symbylltas drejt grabitjes dhe drejt funeralit të votës së lirë pa u hedhur në kuti”, tha Berisha.
Ndër të tjera, kryetari i PD-së u shpreh se janë shpresa e fundit e shqiptarëve, ndërsa theksoi se udhëheqja e drejtuesve politikë në qarqe duhet të ecë paralelisht me debatin intensiv.
“Demokratët s’mund të jenë qytetarë të dorës së dytë, janë të klasit të parë, ndaj dhe përcjellja e këtyre mesazheve, është vendimtar për fitoren tonë”, tha ish-kryeministri.
“Jemi shpresa e fundit. Misioni që do përmbushni me demokratët e rretheve është shpresa e fundit për shqiptarët, çka kërkon spostimin tuaj në një nivel tjetër, në një dinamizëm tjetër. Në një imagjinatë të re, në një debat intensiv me të gjithë anëtarësinë dhe qytetarët, të cilët iu garantoj ju, presin vetëm udhëheqjen, vetëm frymëzimin dhe ju keni çdo mundësi që pritshmëritë e tyre t’i plotësoni tërësisht.
Ky është proces kompleks. Udhëheqja juaj në qarqe, duhet dhe paralelisht të angazhohet në debatin më intensiv, së pari për këtë mision. Së dyti, për programin e fitores, i cili program në shkallë kombëtare dhe lokale do u përgjigjet problemeve madhore të qytetarëve shqiptarë.
Por, me shpejtësi duhet të marrë fund psikologjia e qytetarëve të dorës së dytë. Demokratët s’mund të jenë qytetarë të dorës së dytë, janë të klasit të parë, ndaj dhe përcjellja e këtyre mesazheve, është vendimtar për fitoren tonë. Kam besim të plotë te secili prej jush dhe ju them demokratëve dhe qytetarëve, që këta drejtues lokalë, të caktuar për të udhëhequr qarqet, nuk kanë asnjë krahasim me ansamblin e kolegëve të SPAK-ut të Edi Ramës. Këta janë toksorë, por të krahasur një për një, ju garantoj se ndryshimi mes këtij ansambli, avokëtar të interesit publik dhe ansamblit të kolegëve të SPAK është si dita më natë”, tha Berisha.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co