Një sherr mes dy shqiptarëve në një kafene, ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Irakleo të Kretës.
Autori pasi e ka sulmuar 35-vjeçarin shqiptar duke e goditur me thikë në bark dhe duke i shkaktuar dëmtime në shpretkë dhe mëlçi, është arratisur nga vendngjarja.
35-vjeçari është transportuar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekësve, në gjendje kritike për jetën.
Sipas informacioneve, autori dhe viktima janë të njohur dhe sipas autoriteteve shkak dyshohet se është bërë prishja e pazareve të drogës. Autori është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co