Rama jep lajmin e mirë: Një tjetër shkollë hap dyert në Tiranë, gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues

rama jep lajmin e mire nje tjeter shkolle hap dyert ne tirane gati per te pritur 850 nxenes dhe mesues
rama jep lajmin e mire nje tjeter shkolle hap dyert ne tirane gati per te pritur 850 nxenes dhe mesues

Kryeministri Edi Rama, në prag të fillimit të sezonit të ri  shkollor, ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit.

Rama tha se shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Tiranë është gati që të presë 850 nxënës e mësues.

“Një tjetër shkollë hap dyert në Tiranë, shkolla 9-vjeçare “Avni Rustemi” e cila është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues🫶”, shkruan Rama.

Nesër, në të gjithë territorin e vendit, nis shkolla për të gjithë nxënësit e arsimit para-universitar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co