Policia në Bolivi ka ndërmarrë një operacion në San Miguel de Velasco, për kapjen e personave përgjegjës për vrasjet e fundit në San Ignacio. Gjatë operacionit ka ndodhur një shkëmbim zjarri, ku një individ ka arritur të arratiset pasi ka qëlluar ndaj forcave të policisë. Dyshohet se ky individ mund të jetë një nga autorët e vrasjeve.
Mes të arrestuarve janë dy shtetas brazilianë, një paraguaian, një bolivian dhe një shqiptar. Gjithashtu, në vendngjarje janë arrestuar edhe pesë gra. Braziliani i arrestuar rezulton të jetë Lourival Maximo Da Fonseca me precedentë në Brazil për trafik droge e armësh, organizatë kriminale dhe pastrim parash. Ai gjithashtu kërkohet në Paraguaj, Peru dhe Kolumbi.
Të arrestuarit janë transferuar në burgun e Santa Cruz.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co