Sport

Shitjet dhe aventura Europiane, sa milionë euro arkëtoi Partizani këtë verë

shitjet dhe aventura europiane sa milione euro arketoi partizani kete vere
shitjet dhe aventura europiane sa milione euro arketoi partizani kete vere

Kjo verë nuk ishte më e frytshmja e mundshme për Partizanin sa u përket shitjeve dhe Europës. Të kuqtë si nënkampionë morën pjesë në Ligën e Konferencës ku arritën të kalojnë vetëm një tur dhe e mbyllën aventurën me 700 mijë euro të arkëtuara nga UEFA si pjesëmarrëse dhe për faktin se kaloi në turin e dytë të kompeticionit.

Nga ana tjetër të kuqtë pretendonin të bënin një apo dy shitje të mëdha, por në fund u ndalën vetëm me shitjen e detyruar të Magetit, nga i cili klubi priste të nxirrte më shumë sesa 500 mijë euro, saç pagoi Real Santander për senegalezin. Ngushëllimi për të kuqtë është fakti se kanë mbajtur plot 40% të vlerës së kartonit. Kjo verë u mbyll me 1.2 milionë euro arkëtime në total.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts