Bota Sport

ZYRTARE/ Rubin Hebaj surprizon me të ardhmen, sulmuesi shkodran transferohet te…

zyrtare rubin hebaj surprizon me te ardhmen sulmuesi shkodran transferohet te





































Sulmuesi shkodran, Rubin Hebaj nuk është më lojtar i Al Orobah në Arabinë Saudite. 26-vjeçari vendosi që të mbyllte aventurën me këta të fundit vetëm pas 6 muajsh, për të nisur një të re në Tunizi. 

hebaj

Hebaj është prezantuar ditën e sotme, si lojtari më i ri i CS Sfaxien. Një ekip nga Tunizia që militon në elitën e futbollit vendas dhe kap vlerën e 10.2 milionë euro në “Transfermarket”. Me klubin tunizian, Rubin Hebaj ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. 

Në Superiore, sulmuesi ka mbajtur veshur fanellën e Vllaznisë, Partizanit dhe Teutës. Gjithashtu, Hebaj ka pasur aventura në Ukrainë, Slloveni, Uzbekistan dhe Maqedoninë e Veriut. 

Hebaj bëhet kështu futbollisti i parë shqiptar që do të militojë në kampionatin tunizian të futbollit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts