Cisterna e karburantit u përplas me kamionin dhe shpërtheu në flakë, 48 të vdekur pas aksidentit tragjik

cisterna e karburantit u perplas me kamionin dhe shpertheu ne flake 48 te vdekur pas aksidentit tragjik





































Të paktën 48 persona kanë humbur jetën në Niger, pasi një cisternë karburanti u përplas me një kamion që transportonte pasagjerë dhe bagëti.

nigeri

Agjencia Shtetërore e Menaxhimit të Emergjencave të Nigerit tha se përplasja ndodhi rreth orës lokale 00:30 të dielën dhe shkaktoi një shpërthim që përfshiu të dy automjetet.

Nga shpërthimi janë kapur edhe një sërë automjetesh të tjera. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dy automjetet, të cilat janë djegur tërësisht, si dhe një numër bagëtish të ngordhura.

Për Reuters, një punonjës i ekipit të shpëtimit tha se po punonin për të gjetur trupa, si dhe kafshë të ngordhura që ndodheshin ende brenda automjetit.

Shpërthimet dhe aksidentet e cisternave të karburantit janë të zakonshme në Nigeri, pjesërisht për shkak të gjendjes së keqe të rrugëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →