Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alvesh po gëzon lirinë me kusht derisa të ketë një dënim të formës së prerë dhe të zgjidhen çështjet në ngarkim të tij. Në jetën e re jashtë burgut, braziliani i është kthyer pasionit të tij më të madh: futbollit.
Dhe duket se ashtu siç bënte në burgun e “Brians 2” ndërsa ishte i burgosur, braziliani ka nisur të organizojë ndeshje në Barcelonë përmes një aplikacioni celular.
Aplikacionet për organizimin e garave sportive janë shumë në modë, pasi ato janë shumë të përshtatshme për përdoruesit, të cilët bëhen pjesëmarrës pa qenë nevoja që ata të njihen me njëri-tjetrin.
Dhe kjo do është metoda e përdorur nga Dani Alvesh për të qëndruar në formë dhe i lidhur me sportin e tij të preferuar që i solli aq shumë sukses në të kaluarën.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co