Pesë të dënuar arratisen nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali, mes tyre edhe një person i rrezikshëm! Me shkallë kapërcyen murin, më pas…Ja si u organizua ikja

pese te denuar arratisen nga burgu i sigurise se larte ne portugali mes tyre edhe nje person i rrezikshem me shkalle kapercyen murin me pasja si u organizua ikja





































Pesë të burgosur, në mesin e tyre edhe më i rrezikshmi, Mark Cameron Roscaleer, janë arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali.

te denuarit

Sky News raporton se arratisja e organizuar ka ndodhur të shtunën nga burgu Vale de Judues, që ndodhet 70 kilometra në veri të Lisbonës.

Burrat e moshës mes 33 dhe 61 vjeç u ndihmuan nga jashtë nëpërmjet shkallëve për të kapërcyer murin, ndërsa të njëjtit po vuanin dënimin për rrëmbim dhe grabitje.

39-vjeçari Roscaleer, është konsideruar nga autoritetet si person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa iu kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin kontaktet me të, në rast se e shohin.

“Ata arritën të hidhnin një rrjetë pasi s’ka roje për të parë perimetrin. E vunë shkallën pas murit dhe prej andej, me një litar të punuar me dorë, u ngjitën mbi mur”, thuhet në njoftimin e Frederico Moraisit, udhëheqës i Unionit Kombëtar të Gardianëve.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →