De la Fuente: Ky ishte reagimi që prisja pas barazimit në Beograd

de la fuente ky ishte reagimi qe prisja pas barazimit ne beograd




































Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente deklaronte në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Zvicrës se priste një reagim nga skuadra pas barazimit në Beograd. Dhe reagimi ka ardhur.

Luis-de-la-Fuente2

Fuqishëm madje, 4-1 në Zvicër, duke luajtur për më shumë se 70 minuta me një lojtar më pak. Dhe natyrisht kjo nuk ka si të mos e kënaqë numrin një të stolit të kampionëve të Europës.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë në mjaft drejtime, që nga terreni i rënduar e deri te fakti se kemi luajtur për pjesën më të madhe të takimit me dhjetë lojtarë. Jam krenar për këta djem, sepse kanë bërë një punë të shkëlqyer.

Të gjithë kanë sakrifikuar, veçanërisht pasi kemi mbetur me një lojtar më pak. Mund të kishte qenë një fitore më e thjeshtë, por vuajtjet e bëjnë dhe më të bukur këtë triumf. Kjo është ajo çfarë doja nga skuadra pas barazimit në Serbi. Mos më kërkoni i emra të përveçëm, të gjithë kanë qenë të shkëlqyer”, tha De la Fuente.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →