Aplikantët për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kanë 7 ditë afat, duke nisur nga dita e sotme, për të dorëzuar kandidaturat.
Emrat e kandidatëve do të bëhen publikë pas 7 ditësh, pas përfundimit të aplikimeve.
Aplikantët do të vlerësohen paraprakisht nga një Komision i Posaçëm, që do të ketë në përbërje një zv.ministër të brendshëm, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Vendimet për kualifikimin ose skualifikimin e aplikantëve merren me shumicën e votave, ndërsa vendimet për vlerësimin e kandidatëve merren individualisht nga çdo anëtar i Komisionit, sipas rregullave të përcaktuara në këtë udhëzim.
Kandidatër që konkurojnë për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit duhet të plotësojnë edhe disa kritere, si: Grada e rolit të mesëm drejtues, të ketë shtetësi shqiptare; të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë; të mos ketë marrë masat disiplinore brenda 5 vjetëve të fundit, të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse, si dhe të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
Komisioni i Posaçëm
Komisioni i Posaçëm i vlerësimit të kandidatëve do të përbëhet nga:
a) Një nga zëvendësministrat, i caktuar nga Ministri i Brendshëm, kryetar;
b) Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, anëtar;
c) Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, anëtar.
Vendimet për kualifikimin ose skualifikimin e aplikantëve merren me shumicën e votave, ndërsa vendimet për vlerësimin e kandidatëve merren individualisht nga çdo anëtar i Komisionit, sipas rregullave të përcaktuara në këtë udhëzim.
Kandidati për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit paraqet dokumente që provojnë se plotëson kushtet e parashikuara në nenin 56, të ligjit për Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.
Kriteret
Kandidati dorëzon dokumente mbështetëse për secilin prej kushteve ligjore si më poshtë:
a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;
b) të ketë shtetësi shqiptare;
c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së
prerë;
ç) të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 (pesë) vjetëve të fundit;
d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse .
dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co