Izraeli arreston 12 palestinezë, përfshirë një gazetare në Bregun Perëndimor

izraeli arreston 12 palestineze perfshire nje gazetare ne bregun perendimor
izraeli arreston 12 palestineze perfshire nje gazetare ne bregun perendimor

Ushtarët izraelitë arrestuan 12 palestinezë, përfshirë një gazetare dhe ish të burgosur në 24 orët e fundit gjatë bastisjeve në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të përbashkët nga Shoqata e të Burgosurve Palestinezë dhe Delegacioni për të Burgosurit dhe të Liruarit, të lidhur me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, thuhet se ushtarët izraelitë vazhdojnë bastisjet e tyre në Bregun Perëndimor nën pushtim.

Gjatë 24 orëve të fundit ushtria izraelite arrestoi të paktën 12 palestinezë në qytete të ndryshme të Bregut Perëndimor, përfshirë në mesin e tyre një gazetare dhe ish të burgosur.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite filloi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Të paktën 681 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori 2023 në sulmet e ushtarëve izraelitë dhe izraelitëve që grabisin tokat palestineze në Bregun Perëndimor.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →