Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, 28 vjeç të cilit iu gjetën në posedim doza të ndryshme kokaine gati për shitje, në qendër të Palazzolo-s.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, u arrestua dhe bashkëpunëtori i tij, 41-vjeçarin ukrainas, i cili u kap teksa po paketonte lëndën narkotike, duke i gjetur gjithsej 430 gramë kokainë, një sasi e konsiderueshme që synonte të plotësonte kërkesat e klientët e shumtë në zonë.
Vlera e kokainës, sipas përllogaritjes, arrin në mbi 34.000 euro.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co