Takimi me senatorë amerikanë, Kurti: Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e SHBA-së

takimi me senatore amerikane kurti kosova mbetet perkrahese e demokracise dhe aleate e shba se
takimi me senatore amerikane kurti kosova mbetet perkrahese e demokracise dhe aleate e shba se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimin në Mynih të Gjermanisë, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, ka takuar disa senatorë amerikanë, me të cilët ka biseduar për sulmin terrorist serb në Banjskë.

Kurti, përmes një postimi në “X”, ka thënë se kishte kënaqësinë të takonte senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Pete Ricketts, Chris Van Hollen dhe Chris Murphy.
“Fola për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë, një shqetësim që është i përbashkët. Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e SHBA-së”, ka shkruar Kurti.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co