Bota

I akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim çështjen e Altin Hajrit, anëtar i grupit kriminal që vepronte ne Shijak

i akuzuar per rrembimin dhe zhdukjen e jan prenges gjykata e posacme kalon per gjykim ceshtjen e altin hajrit anetar i grupit kriminal qe vepronte ne shijak





































GJKKO ka vendosur kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të Altin Hajrit, i akuzuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020.

jan prenga

Hajri, një nga anëtarët e grupit kriminal që vepronte në zonën e Shijakut do gjykohet ne mungesë pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.

Më herët gjykata ka dënuar Festim Bexhdilin me burgim të përjetshëm, ndërkohë ka nisur gjykimi për Dritan Rexhepin dhe të pandehurit e tjerë, proces i cili është drejt fazës së fundit.

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz, pasi dyshohet se vëllai i tij kishte vjedhur një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në Angli.

Për shkak të dhunës së ushtruar në automjetin tip “Range Rover” ai humbi jetën rrugës drejt një resorti në Shijak, ku është edhe vendi i fundit që ai është parë. Ndërkohë, trupi i tij ende nuk është gjetur.

Kush është Altin Hajri?

Altin Hajri i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Por autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

Në Shqipëri, Altin Hajrit iu bllokuan pasuri me vlerë rreth 10 milionë euro.

Në tetor 2015 në një operacion të përbashkët të policisë italiane dhe shqiptare të koduar “Enigma”, u arrestuan 16 persona dhe u sekuestruan më shumë se 450 kilogramë drogë e papërpunuar, 325 kilogramë marijuanë, 206 kilogramë heroinë.

Të dyshuar si pjesë e këtij trafiku, në atë kohë u arrestuan në qytetin e Durrësit edhe djali i xhaxhait të Altin Hajrit, dhe një kushëri tjetër i tij, Hajri Balla dhe Fortuz Hajri, 53 dhe 24 vjeç, të dy banues në Shijak. Arrestimi i tyre u bë në bazë të një urdhri ndalimi të gjykatës së Venecias së datës 15 gusht të vitit 2015.

Ata akuzoheshin në atë kohë për veprën penale të “trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa i kishin shpëtuar operacionit të policisë në vitin 2015, bashkë me Altin Hajrin.

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës

Jan Prenga u rrëmbye më 17 Janar 2020 në zonën e Kamzës dhe prej gati 4 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende.

Policia provoi me anë të pamjeve filmike praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.

Ai u ekzekutua me urdhër nga “kokat” e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit  mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts