Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, ndërron jetë shoferi! Pasagjere në mjet, vajza e mitur e viktimës! Ja si është gjendja e saj

makina del nga rruga dhe bie ne humnere nderron jete shoferi pasagjere ne mjet vajza e mitur e viktimes ja si eshte gjendja e saj





































Një aksident i rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Topojanit” në Kukës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.

Foto ilustruese

Foto ilustruese

46-vjeçari me iniciale A. I., duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shoferi i makinës ka humbur jetën. Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e viktimës, e cila ishte pasagjere në automjet dhe ndodhet është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, shtetasi A. I., 46 vjeç, duke drejtuar  automjetin tip “Mitsubishi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. I. ka humbur jetën.

Nga aksidenti është dëmtuar edhe vajza e mitur e shtetasit A. I., pasagjere në automjet, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co