Policia ka identifikuar dhe arreastuar një 36 vjeçar, si autor i dyshuar i ngritjes së një droni mbi burgun e Burrelit. Bëhet fjalë për Taulant Ahmetsulaj.
Në bashkëpunim të ngushtë më Prokurorinë dhe IEVP Burrel, po vijojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Droni u pikas të dielën dhe sipas Drejtorisë së Burgjeve pajisja u ngrit nga grupet kriminale për të marrë pamje.
Droni i kapur nuk përmbante sende të ndaluara, teksa do t’i nënshtrohet ekspertimit daktiloskopik me qëllim identifikimin e gjurmëve papilare, dhe më pas ekspertimit kompjuterik për të identifikuar numrin IMEI dhe çdo informacion të administruar nga kjo pajisje.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co