Vijon operacioni “Territor i pastër”/ Identifikohet autori i dyshuar i kultivimit të 128 bimëve narkotike

vijon operacioni territor i paster identifikohet autori i dyshuar i kultivimit te 128 bimeve narkotike
vijon operacioni territor i paster identifikohet autori i dyshuar i kultivimit te 128 bimeve narkotike

Policia e Pogradecit njofton se në vijim të operacionit “Territor i pastër”, janë sekuestruar në total 128 bimë narkotike. Efektivët bëjnë me dije se është identifikuar autori, që ka kultivuar drogën.

“Pogradec/Vijojnë kontrollet intensive dhe hetimet proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territori i pastër”. Identifikohet autori i dyshuar i kultivimit të 128 bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

31-vjeçari i arrestuar, i dyshuar edhe për kultivimin e 610 bimëve narkotike që u gjetën dhe u asgjësuan në fshatin Tallë, në muajin gusht. Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim më Prokurorinë e Korçës, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, është përcaktuar autorësia e kultivimit të 128 bimëve narkotike që u gjetën në vendi i quajtur “Uji i Ftohtë”, njësia administrative Velçan, Pogradec.

Shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Lushnjë, dyshohet se ka kultivuar 128 bimët narkotike cannabis sativa që u gjetën në këtë zonë, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Ky shtetas është arrestuar më datë 08.08.2024, i dyshuar si autor i kultivimit të 610 bimëve narkotike cannabis sativa, që u gjetën në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, dhe u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike””, njofton policia.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →