Më shumë vajza përfundojnë studimet e larta se sa djem, por hendeku gjinor i pagave vijon, paguhen 6.2% më pak

me shume vajza perfundojne studimet e larta se sa djem por hendeku gjinor i pagave vijon paguhen 6 2 me pak





































Hendeku gjinor në rritje në arsimin universitar mund të rezultojë të jetë një nga tendencat më transformuese të kohës sonë.

hendeku-gjinor-i-pagave-1125x750

Në vitet e fundit, ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të vajzave që përfundojnë studimet e larta në krahasim me djemtë. Kjo tendencë pasqyron përpjekjet e suksesshme për të nxitur pjesëmarrjen e grave në arsim, duke sfiduar stereotipet tradicionale gjinore dhe barrierat socio-kulturore.

Megjithatë, pavarësisht këtij suksesi në arsim, hendeku gjinor në paga mbetet i dukshëm. Gratë, edhe pse të arsimuara, vazhdojnë të përballen me sfida në tregun e punës, ku shpeshherë paguhen më pak se kolegët e tyre burra për të njëjtën punë ose detyra të ngjashme.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, 21.4% e mbi 25-vjeçarëve kanë arsim të lartë, kundrejt 18.3% të djemve.

Sipas pedagoges Alba Ramallari, kjo tendencë lidhet me disa arsye. Sipas saj, familjet shqiptare kanë më shumë tendencë të mbështesin vajzat për të ndjekur arsimin e lartë, duke i parë ato si investim për të ardhmen e familjes, sidomos nëse djemtë janë më të angazhuar në punë praktike apo janë në emigracion.

Sociologia Eris Dhamo thotë se, edhe pse vajzat po përfitojnë më shumë nga mundësitë arsimore dhe madje përfundojnë me rezultate më të larta në shumë fusha, ata vazhdojnë të përballen me diskriminim në tregun e punës.

Ky diskriminim shfaqet në forma të ndryshme, duke përfshirë zgjedhjen e profesionit, barrierat për avancim në karrierë, dhe rolet tradicionale gjinore që shpesh detyrojnë gratë të marrin më shumë përgjegjësi në kujdesin familjar.

“Këta faktorë ndikojnë që gratë të mos përfitojnë në të njëjtën mënyrë si burrat nga arsimi i tyre, duke rezultuar në paga më të ulëta dhe më pak mundësi avancimi profesional, pavarësisht përgatitjes akademike.”-thotë znj. Dhamo.

Eksperti i karrierës Erion Muça thotë ndërhyrjet që synojnë përmirësimin e këtyre pabarazive duhet të përqendrohen jo vetëm në sigurimin e mundësive të barabarta arsimore, por edhe në krijimin e një tregu pune që shpërblen drejtësisht arritjet dhe aftësitë, pavarësisht gjinisë. “Kjo kërkon ndryshime në politikat e punësimit, praktikat e rekrutimit dhe vlerësimin e pagave, për të garantuar që suksesi arsimor i vajzave të përkthehet në sukses profesional dhe ekonomik.”-thotë z. Muça.

Arsimi jo vetëm që zgjeron horizontet, ai gjithashtu ofron fuqi të madhe ekonomike dhe të diplomuarit mund të presin, mesatarisht, të fitojnë rreth një milion dollarë më shumë gjatë karrierës së tyre sesa të diplomuarit e shkollave të mesme, sipas një studimi nga Qendra Universitare Georgetown në SHBA.

Gratë paguhen 6.2% më pak se burrat

Në vitin 2023, paga mesatare në ekonomi arriti në 70.5 mijë lekë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në krahasim me vitin e kaluar, mesatarisht paga është rritur me 14%.

Një mashkull paguhej mesatarisht 72.7 mijë lekë në muaj, ose 14% më shumë se një vit më parë.

Femrat vijojnë të paguhen më pak sesa meshkujt. Paga mesatare e tyre në 2023 ishte 68.2 mijë lekë, ose 6.2% më pak sesa e meshkujve, në të njëjtat nivele me vitin e mëparshëm, por e përkeqësuar në krahasim me 2021, kur diferenca e pagave mes dy gjinive arriti në nivelin më të ulët historik prej 4.5%.

Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre, (Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë;

Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes) ose 14% të grup-profesioneve gjithsej, gratë paguhen më shumë sesa burrat./Monitor

sa

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →