Bota Shqiperia

Debati Presidencial në SHBA, Zhulali: Ja pse Trump është i avantazhuar

debati presidencial ne shba zhulali ja pse trump eshte i avantazhuar
debati presidencial ne shba zhulali ja pse trump eshte i avantazhuar

Ilda Zhulali, eksperte në politikën e Jashtme, duke komentuar në emisionin “Open” në News24, debatin Trump-Harris që pritet të mbahet mbrëmjen e së martës (me orën amerikane) tha se kandidati republikan hyn i avantazhuar në këtë debat.

Zhulali tha se Harris ka shmangur pothuajse fare përballjen me mediat, madje edhe në dy tre momente televizive, ajo nuk ka mundur t’i përgjigjet pyetjeve thelbësore.

[embedded content]

“Një moment i veçantë janë çështjet që do të diskutohen. 61% e qytetarëve amerikanë, referuar sondazheve, kërkojnë ndryshimin e madh dhe 53 % e tyre e konsiderojnë Trump si politikanin që mund të sjellë ndryshimin.

Një tjetër disavantazh i Harris është mënyra e trajtimit të çështjeve. Ajo nuk ka dinamikën e Trump, nuk përballon dot presionin”, tha Zhulali.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts