Bota

“Trump do të kalojë në ofendime”- Kodheli për debatin presidencial në SHBA: I rëndësishëm për Harris!

trump do te kaloje ne ofendime kodheli per debatin presidencial ne shba i rendesishem per harris





































Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, ka komentuar debatin presidencial në SHBA që zhvillohet mbrëmjen e sotme mes dy kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump dhe Kamala Harris.

kodheli (1)

Në studion e emisionit ‘Open’, Kodheli u shpreh se debati është i rëndësishëm më shumë për Harris sesa për Trump.  Sipas Kodhelit ish-presidenti do të jetë i prirur të kalojë dhe në ofendime.

“Pavarësisht se stafi i Trump i ka kërkuar që të fokusohet në problematika të rëndësishme si emigracioni, kaosi global dhe ekonomia, Trump si një mjeshtër do të kalojë në ofendime dhe komente personale.

Trump gjatë debatit të 2016-ës e konsideroi Hillary Clinton si “zonjën e shëmtuar”. Më herët ka komentuar Harris lidhur me rracën.

Në anën tjetër, Harris ka rikuperuar diferencën që kishte Biden ndaj Trump, duke ardhur në këtë debat në mënyrë pothuajse të barabartë”, tha Kodheli.

Ndërkohë, studiuesi Auron Tare tha se Harris hyri si kandidate në gare pasi u pa si një gomë shpëtimi dhe se sipas tij ajo ka një profil shumë të ulët.

“Populli amerikan nuk e di se kush është Harris, nuk e di se çfarë qëndrimi ka ajo për emigracionin, është çështja e ekonomisë. Ajo përfaqëson Biden, mban peshën e administratës lidhur me ekonominë. Kemi çështjen e Ukrainës, shumë e rëndësishme, pasi amerikanët nuk e kuptojnë sepse duhet të jenë në Ukrainë, pse duhet të çohen miliarda dollarë në mbështetje të Amerikës”, tha Tare.

Për eksperten e politikës së Jashtme, Ilda Zhulali, në debat është Trump ai që hyn me avantazh.

“Një moment i veçantë janë çështjet që do të diskutohen. 61% e qytetarëve amerikanë, referuar sondazheve, kërkojnë ndryshimin e madh dhe 53 % e tyre e konsiderojnë Trump si politikanin që mund të sjellë ndryshimin. Një tjetër disavantazh i Harris është mënyra e trajtimit të çështjeve. Ajo nuk ka dinamikën e Trump, nuk përballon dot presionin”, tha Zhulali.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts