“Të ndryshojë mënyrën se si flet për gratë”- Aleatët e Trump këshilla ish-presidentit të vetëpërmbahet gjatë debatit me Harris: Fokus duhet të jenë politikat

te ndryshoje menyren se si flet per grate aleatet e trump keshilla ish presidentit te vetepermbahet gjate debatit me harris fokus duhet te jene politikat





































Sondazhet publike në mbarë SHBA, tregojnë se shumë votues ende nuk dinë mjaftueshëm për Kamala Harris dhe atë që ajo përfaqëson, dhe shumë besojnë se Donald Trump është më afër qendrës së spektrit politik sesa ajo.

trumpharris

Kjo do të thotë se debati është një mundësi e madhe për Harrisin që të riprezantohet tek votuesit dhe të përcaktojë se kush është, por është gjithashtu një mundësi për Trump që të formësojë perceptimet e votuesve për të, raporton BBC.

Shumë prej mbështetësve të tij, të profilit të lartë po bëjnë thirrje në intervistat publike që kandidati republikan të shmangë kritikat ndaj Harris për inteligjencën, pamjen ose atributet e tjera personale dhe në vend të kësaj të fokusohet në kritikat e politikave.

Në paraqitjet e fundjavës në media, ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley, e cila kundërshtoi Trumpin në zgjedhjet paraprake republikane, por që atëherë e ka mbështetur atë, tha se ai dhe kandidati i tij, JD Vance, duhet të ndryshojnë mënyrën se si flasin për gratë.

“Ju nuk keni nevojë ta quani Kamalën memece. Ajo nuk arriti deri këtu rastësisht,” tha ajo për Fox Neës.

“Përfundimi është se ne fitojmë në politika. Qëndroni në politika, lërini të gjitha gjërat e tjera. Kështu ai mund të fitojë”, theksoi ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →