Kvaratskhelia: Shqipëria e fortë, ja cili është sekreti ynë

kvaratskhelia shqiperia e forte ja cili eshte sekreti yne





































Pas s së fituar nga skuadra e tij, fantazisti i Gjeorgjisë dhe Napolit, Kviça Kvaratshkelia u shpreh se ishte një përballje ndaj një skuadre të fortë si Shqipëria, por ai bashkë me shokët ia dolën me sukses.

Kviça Kvaratshkelia

Ai shtoi se kanë bërë nisjen e duhur, por ky është vetëm fillimi dhe ritmi duhet ruajtur deri në fund.

“Nuk ka rëndësi se kush shënon, ne jemi të gjithë në fushë dhe luajmë për fanellën. Fituam dhe jemi të lumtur. Shqipëria ishte një skuadër e fortë, por ia dolëm me sukses.

E kemi nisur mirë Ligën e Kombeve, por duhet të vazhdojmë, sepse është një grup i fortë dhe na mbetet të luftojmë fort deri në fund. Ne luajmë për kombin, kjo është gjëja më e rëndësishme, luajmë bashkë, jemi një familje. Kjo është arsyeja përse ne bëjmë një lojë të tillë dhe po korrim sukses”, tha Kvara për “TV Klan”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co