Ylli i rrokut, Dave Grohl ka pranuar se ka tradhtuar bashkëshorten e tij Jordyn Blum dhe se është bërë baba një vajze, e cila ka ardhur në jetë nga një lidhje jashtëmartesore.
Këngëtari i grupit Foo Fighters, bëri deklartën në një postim në rrjetin social Instagram.
Në deklaratë thuhej: “Së fundmi jam bërë baba i një vajze, e ardhur në jetë nga një lidhjejashtëmartesore. Kam në plan të jem një prind i dashur dhe mbështetës për të.”
“Unë e dua gruan dhe fëmijët e mi dhe po bëj gjithçka që mundem për të rifituar besimin e tyre dhe për të fituar faljen e tyre”, tha 55-vjeçari.
Dave Grohl dhe bashkëshortja e tij 48-vjeçare u takuan në vitin 2001 dhe janë martuar që nga viti 2003. Çifti janë prindër të tre vajzave, Violet, Harper dhe Ophelia.
Grohl u divorcua nga gruaja e tij e parë Jennifer Leigh Youngblood në 1997 pasi pranoi se kishte tradhtuar.
Ndërsa pak dihet publikisht për Blum. People raportoi se ajo u shfaq një herë në kopertinën e Teen, pasi u zbulua në një supermarket kur ishte 12 vjeçe.
Blum mësohet se punonte si producente në MTV kur u takua me këngëtarin.
Por, Grohl tha për Elle në 2007 se ai nuk ishte gati për një lidhje serioze kur u takuan për herë të parë, dhe ndaloi së telefonuari Blum pas disa takimesh.
Por pas 3 muajsh e telefonoi sërish dhe ajo i tha: “Nuk e mendoja kurrë se do të dëgjoja më nga ty.”
Blum ka bashkëpunuar me Foo Fighters disa herë, duke përfshirë në videoklipin e grupit White Limo të vitit 2002.
Ajo gjithashtu bashkë-drejtoi videoklipin muzikor Walking a Line të Foo Fighter në vitin 2002.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co