Bota

LAJM I FUNDIT/ Sali Berisha del nga banesa, i drejtohet SPAK për t’u njohur me akuzat

lajm i fundit sali berisha del nga banesa i drejtohet spak per tu njohur me akuzat





































Ish kryeministri Sali Berisha doli nga banesa e tij rreth orës 11:30 për t’iu drejtuar Prokurorisë së Posaçme, ku pritet të njihet me akuzat që lidhen me dosjen Partizani.

berisha

“Ndihem më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjithë”, tha Berisha ne nisje te fjales se tij para gazetareve.

“Sot pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atrore për të siguruar mandatin e katërt, por ata do tja djegim”, tha ai. 

Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për fitore! Rama nuk na e cakton dot kandidatin për kryeministër!  Unë ju prisja atje që të bëja deklaratën time, por atje duhet ta bëj.

Si ndjeheni pasi keni dalë pas 8 muajsh?

Berisha: Ndjehem më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje këtij zotërisë.Më i motivuar se kurrë për fitore dhe për të gjitha.

Çfarë vendimi prisni sot nga SPAK?

Berisha: Një trillim fund e krye. Pres një vendim politik të Edi Ramës, i cili ka zgjedhur mënyrën atërore për të siguruar mandatin e katërt, por atë do ia djegim.

A keni kandidat për kryeministër?

Berisha: Këtë do Edi Rama, por jo, nuk mund t’ia caktojë kurrë kandidatin as kryeministrin, as kryetarin e partisë kësaj partie. Sot është forca politike më sovrane?

Ju çfarë doni zoti Berisha?

Berisha: Që t’u kthejmë shqiptarëve votën e lirë, rotacionin e pushtetit, fitoren e opozitës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts