Bota

Plagosja me armë zjarri/ Policia zbardh ngjarjen, identifikohen 3 autorët, çfarë ndodhi sot në Tiranë

plagosja me arme zjarri policia zbardh ngjarjen identifikohen 3 autoret cfare ndodhi sot ne tirane





































Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur paraditen e kësaj të mërkurë ne zonën e treshit. Me anë të një njoftim zyrtar, blutë e kryeqytetit thonë se kanë identifikuar tre autorët e dyshuar, ndërsa dy prej tyre janë shoqëruar në komisariat.

policia

Ndërsa u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese.

“Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Njoftimi: 

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se, ditën e sotme ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore një shtetas, dyshohet i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë identifikimi i autorëve të dyshuar, shtetasve G. N., E. N., dhe M. N., të cilët pas një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, në afërsi të vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i 3-shit”, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit G. N., dhe E. N., janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme dhe vijon puna për kapjen e shtetasit M. N.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu dhe një pistoletë zhurmuese. Materialet i kaluan Prokurorisë”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts