Rama dhe Manastirliu në shkollën “Vaçe Zela”: 216 laboratorë të rinj, zgjerojmë rrjetin e ‘SmartLabs’ në 654 institucione arsimore të tjera

rama dhe manastirliu ne shkollen vace zela 216 laboratore te rinj zgjerojme rrjetin e smartlabs ne 654 institucione arsimore te tjera scaled





































Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manstirliu, vizituan sot shkollën “Vaçe Zela” në Tiranë, një nga 200 shkollat e pajisura me 216 laboratorë SMART këtë vit, duke krijuar kushtet për nxënësit që të zhvillojnë aftësitë digjitale përmes platformave interaktive.

rama manstirliu

Ky investim është një hap i rëndësishëm në zgjerimin e programit të kodimit dhe integrimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në kurrikulën e re shkollore për 35 mijë nxënës të arsimit fillor.

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” treguan se si përdorin laboratorin SMART për të zhvilluar aftësitë e tyre në lexim, shkrim dhe matematikë përmes zbatimit praktik të teknologjisë. Laboratori ka 18 laptopë dhe një tabelë interaktive, duke ofruar një mjedis të përshtatshëm për zhvillimin e aftësive digjitale në arsimin fillor.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manstirliu tha se ky program i qeverisë shqiptare ka për qëllim të sigurojë që çdo shkollë në vend të ketë infrastrukturën e nevojshme digjitale për të mbështetur një arsimim më cilësor dhe të përshtatur me zhvillimet teknologjike globale.

“Ne po punojmë për të shtrirë rrjetin e laboratorëve SMART në 654 shkolla të tjera, jo vetëm në sistemin 9-vjeçar, por edhe në gjimnaz”, tha Manastirliu.

Ky investim në infrastrukturën digjitale sipas Ministres Manastirliu është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit që ecën dhe zhvillohet paralelisht me trajnimin dhe kualifikimin e mësuesve në aftësi digjitale.

“Kjo është faza e parë e investimit, dhe ne po trajnojmë 200 drejtues të shkollave dhe do të fillojmë trajnimin e 400 mësuesve të arsimit fillor këtë muaj. Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve synon të trajnojë rreth 16 mijë mësues për metodat më efektive të mësimdhënies.”, tha Manastirliu.

Investimet në infrastrukturën digjitale dhe trajnimin e mësuesve janë të rëndësishme për të përgatitur nxënësit për sfidat e shekullit XXI.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →