Bota

Në shenjë uniteti/ Trump-Harris, dy shtrëngime duarsh brenda disa orësh

ne shenje uniteti trump harris dy shtrengime duarsh brenda disa oresh

Presidenti Joe Biden, ish-presidenti Donald Trump, zëvendëspresidentja Kamala Harris dhe senatori i Ohajos, JD Vance u panë duke qëndruar krah për krah të mërkurën gjatë ceremonisë së përkujtimit të 11 shtatorit në Ground Zero.

Trump dhe Harris u panë duke shtrënguar duart të mërkurën në Ground Zero përpara një ceremonie përkujtimore për viktimat e 11 shtatorit.

Trump Harris Presidential Debate 091024 1 96b3b0163ac349a4a36445c53d8e0583
Trump Harris Presidential Debate 091024 1 96b3b0163ac349a4a36445c53d8e0583

Ky ishte shtrëngimi i dytë i duarve mes Trump dhe Harris në orët e fundit, pasi më parë dy kandidatët u përballën në një debat për zgjedhjet presidenciale. Por takimi i dytë në ceremoninë e përkujtimit të sulmit terrorist të 11 shtatorit është interpretuar si një shenjë uniteti mes dy figurave qendrore që garojnë për Shtëpinë e Bardhë.

Harris Trump Shake Hands 9 11
Harris Trump Shake Hands 9 11

Debati presidencial, i pari mes dy kandidatëve dhe ndoshta i fundit, është pasuar nga interpretime të ndryshme, përsa asaj se kush ka fituar.

Nisur nga pritshmëritë, referuar edhe debatit Trump-Biden, që u pasua nga një tërheqje nga gara për mandatin e dytë të Presidentit të SHBA, Kamala Harris vlerësohet si fituese e debatit. Madje mediat ndërkombëtare shprehen se Trump ra në kurthin e Harris, e cila përgjatë debatit u shfaq e buzëqeshur dhe për çështjet që nuk ishte dakort me Trump, preferoi të bënte gjestikulacione dhe të reagonte me gjuhën e trupit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts