Gjermania ka thënë se do të vazhdojë të mbështesë sektorin energjetik të Ukrainës me theks të veçantë që do t’i vihet tranzicionit të energjisë së gjelbër, sipas një marrëveshjeje mbi garancitë e sigurisë të nënshkruar midis Berlinit dhe Kievit.
Sipas tekstit të marrëveshjes, siguria e furnizimit me energji mbetet një faktor vendimtar i qëndrueshmërisë së Ukrainës.
Gjermania do të vazhdojë të ofrojë mbështetje afatgjatë për të gjithë sektorin energjetik të këtij vendi, bazuar në mbështetjen e G7+ për infrastrukturën energjetike të Ukrainës, thuhet në tekstin e marrëveshjes.
Më tej thuhet se Gjermania do të mbështesë Ukrainën në rritjen e qëndrueshmërisë së infrastrukturës së saj kryesore, veçanërisht të furnizimit me energji, ujë dhe ngrohje.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co