Bota

Përfshihet nga flakët automjeti, shpëtojnë mrekullisht shoferi dhe një pasagjere

perfshihet nga flaket automjeti shpetojne mrekullisht shoferi dhe nje pasagjere





































Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e sotëm në aksin e vjetër Fier – Levan në afërsi të kthesës që të çon për tek lokali “Pylli i Levanit”.

digjet makina

Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se automjeti ka qene i markës “Benz”, ndërkohë që në të udhëtonte shoferi dhe një pasagjere.

Pas marrjes së sinjalit në vendngjarje kanë mbërritur  dy automjete zjarrfikëse që bën të mundur shuarje e  zjarrit, ndërkohë që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëme as shoferi e as pasagjerja.

Policia punon për zbardhjen e  rrethanave  se si u shkaktua zjarri në automjet.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor “Fier-Levan”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marë flakë gjatë lëvizjes, automjeti me drejtues shtetasin Gj. R..

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts