Bota

Video/ Ylli i Rokut Bon Jovi shpëton gruan që po tentonte të hidhej nga ura, publikohen pamjet

video ylli i rokut bon jovi shpeton gruan qe po tentonte te hidhej nga ura publikohen pamjet
video ylli i rokut bon jovi shpeton gruan qe po tentonte te hidhej nga ura publikohen pamjet

Departamenti i Policisë Metropolitan Nashville ndau një video të këngëtarit Bon Jovi dhe ekipit të tij që ishin në urën e këmbësorëve John Seigenthaler kur një grua po qëndronte mbi parvazin e urës në lumin Cumberland. Bon Jovi, 62 vjeç dhe të tjerë folën me gruan dhe e ndihmuan të kthehej, tha policia.

“Duhet të gjithë ne të ndihmojmë për të mbajtur njëri-tjetrin të sigurt” tha Ch John Drake në një deklaratë të shkurtër.

Bon Jovi dukej se ishte në Nashville duke xhiruar një video muzikore në urë, sipas pamjeve të veçanta të postuara në mediat sociale.

Siç shihet nga pamjet, Bon Jovi shkon te gruaja me dikë tjetër ndërsa ekipi i tij qëndronte më larg. Këngëtari shihet duke e përshëndetur dhe me pas mbeshtet në parmakë pranë saj.

[embedded content]

Pas rreth një minute, Bon Jovi shkon te gruaja dhe me ndihmën e një gruaje tjetër, e kthejnë atë në vendkalimin e këmbësorëve në urë.

Pak minuta më vonë pamjet e policisë tregojnë Bon Jovi duke u larguar nga ura bashke me gruan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts