Pamjet/ Nusja e bëri për spital duke e goditur me bastun, me ballin e fashuar dhe sy të mavijosur, dalin pamjet e 82-vjeçares së dhunuar!

pamjet nusja e beri per spital duke e goditur me bastun me ballin e fashuar dhe sy te mavijosur dalin pamjet e 82 vjecares se dhunuar





































Nazime Buci ka përfunduar në spital me shenja të dukshme dhune pasi dyshohet se u godit me bastun nga nusja e saj, Elmira Buci.

Nazmie Buci1

82-vjeçarja, në imazhet e plublikuara nga shtrati i spitalit, shihet me ballin e fashuar dhe me sytë e mavijosur.

Djali i të dhunuarës, 50-vjeçari Ylli Buci, pasi erdhi nga puna dhe zbuloi se e ëma ishte dhunuar, raportohet se nuk e ka dërguar në spital dhe as nuk lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin, por kritikoi të emën duke i thënë se “Pse ke bërë fjalë me nusen time…”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur me datën 10 Shtator, por u denoncua në polici vetëm një ditë më pas, kur e moshuara doli jashtë shtëpisë dhe fqinjët e panë të dhunuar.

Ata kanë telefonuar uniformat blu dhe ambulancën, ndërsa 82-vjeçarja u dërgua në spitalin e Shkodrës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Pas denoncimit të vjehrrës, nusja Elmira Buci është vendosur në prangat e policisë.

“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media)”, raportoi policia e Shkodrës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →