Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ndodhet në një vizitë në Shqipëri, ku është pritur në një takim nga kryeministri Edi Rama.
Vetë kreu i qeverisë ka publikuar pamjet e mikëpritjes në kryeministri. “Kënaqësi të mikpres Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog”, shkruan Rama.
Më herët, presidenti i Izraelit u prit nga homologu shqiptar, Bajram Begaj. Bashkëpunimi dypalësh, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova, situata në Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike ishin në fokus të bisedës kokë më kokë.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e konsideroi këtë vizitë si një mundësi të shkëlqyer për gjetjen e mundësive të reja të forcimit të bashkëpunimit, duke shprehur përkushtimin e tij dhe të Shqipërisë në këtë drejtim.
Presidenti Begaj theksoi: “Shqipëria dhe Izraeli janë vende mike që ndajnë momente historike unike, të cilat na bashkojnë përgjithmonë”.
“Çdo shqiptar, – shprehu Presidenti Begaj, – është krenar kur kujton mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co