Bota

FOTO+VIDEO/ Habit Joe Biden, presidenti i SHBA vendos në kokë kapelën e Donald Trump! Ja pse e bëri këtë veprim

fotovideo habit joe biden presidenti i shba vendos ne koke kapelen e donald trump ja pse e beri kete veprim





































Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, vendosi shkurtimisht kapelën e kuqe të fushatës së kandidatit republikan Donald Trump në një ngjarje për të përkujtuar 23-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit.

biden

Bideni ishte në vizitë te zjarrfikësit në Pensilvani afër vendit ku u rrëzua një nga katër avionët e rrëmbyer para 23 vjetësh dhe Shtëpia e Bardhë ka thënë se e vendosi kapelën si “gjest uniteti”.

Videoja nga vizita tregon se presidenti amerikan bën një bisedë miqësore me një mbështetës të Trump përpara se ta vendosë kapelën e kuqe.

Ekipi i fushatës së Trump reagoi shpejt duke shkruar: “Faleminderit për mbështetjen, Joe”, thuhet në postim së cilës i është bashkangjitur fotoja e Bidenit me kapelën e kuqe.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts