Që nga dita e mbërritjes, Keidi Bare është bërë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Këtë e dëshmon loja e tij, statistikat e tij dhe fakti që ai u zgjodh si një nga katër kapitenët e skuadrës, pavarësisht se ishte i sapoardhur.
Megjithatë, një dëmtim muskulor do ta mbajë jashtë fushës për disa javë mesfushorin shqiptar. Real Saragoza do të duhet të mësohet disa javë pa Keidi Baren, për shkak të tërheqjes që pësoi në ndeshjen kundër Elçes. Katër ndeshjet e tij të para zyrtare me Saragozën i kanë dhënë të drejtë ekipit spanjoll për këtë nënshkrim, deri në dëmtimin e tij.
Debutimi i tij në Kadiz ishte verbues, me një paraqitje fizike fenomenale, pjesëmarrje në një nga golat dhe mbi të gjitha lidership brutal në fushën e lojës. Ai e mbuloi shkëlqyeshëm atë boshllëk që nuk ishte mbushur prej vitesh te Real Saragoza për një mesfushor fizik dhe intensiv: si pa top për të “fshirë” lojën e kundërshtarit dhe me top, për shkak të lehtësisë së tij për të thyer linjat rivale. Sa i përket, ekipit kombëtar, 27-vjeçari nuk u preferuar as këtë grumbullim nga Silvinjo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co