Kryeministri armen zbulon zhdukjen masive të armëve pas luftës 44-ditore

kryeministri armen zbulon zhdukjen masive te armeve pas luftes 44 ditore
kryeministri armen zbulon zhdukjen masive te armeve pas luftes 44 ditore

Gjatë një takimi të qeverisë, kryeministri armen Nikol Pashinyan zbuloi se një sasi e konsiderueshme armësh ishte zhdukur pas luftës 44-ditore.

Pas luftës 44 ditore kemi një sasi të madhe armësh të munguara dhe këtë temë e kemi diskutuar disa herë. Kjo çështje është diskutuar edhe në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë Pashinyan.

Kryeministri ka porositur ministrin e Punëve të Brendshme të rishikojë metodologjinë për kërkimin e armëve dhe municioneve pa leje. “Metodat që kemi përdorur nuk përputhen me sfidat e reja. Me aplikimin e metodave të reja tashmë kemi rezultate të caktuara, ndonëse të vogla. Me këtë metodë mund të zbulojmë armë dhe municione ilegale”, theksoi ai.

Pashinyan tërhoqi vëmendjen edhe për rritjen e numrit të armëve legale në vend. Ai theksoi nevojën për të kuptuar se sa është e pranueshme blerja e armëve nga këndvështrimi i formimit të një shoqërie tolerante dhe drejtimi në të cilin duhet të ecim përpara në këtë çështje.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →