OBSH evakuon afro 100 pacientë nga Gaza në operacionin më të madh deri tani

obsh evakuon afro 100 paciente nga gaza ne operacionin me te madh deri tani
obsh evakuon afro 100 paciente nga gaza ne operacionin me te madh deri tani

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të enjten se kishte evakuuar rreth 100 njerëz, përfshirë dhjetëra fëmijë nga Gaza në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke bërë thirrje që të rifillonin transferimet e rregullta mjekësore jashtë enklavës.

“Ky ishte evakuimi më i madh deri më tani nga Gaza që nga tetori i vitit 2023,” tha për gazetarët Richard Peeperkorn, Përfaqësuesi i OBSH-së për territorin e pushtuar palestinez, duke iu referuar një operacioni që u zhvillua të mërkurën.

“Gaza ka nevojë për korridore mjekësore. Ne kemi nevojë për një sistem më të mirë të organizuar dhe të qëndrueshëm,” tha ai, duke shtuar se mbi 10,000 njerëz ishin në pritje të transferimit.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →