Shqiperia

Berisha i pandehur nga SPAK, Lubonja: Operacion fasadë edhe me mbështetjen e amerikanëve

berisha i pandehur nga spak lubonja operacion fasade edhe me mbeshtetjen e amerikaneve
berisha i pandehur nga spak lubonja operacion fasade edhe me mbeshtetjen e amerikaneve

[embedded content]

Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Open” në News24 tha se ne jemi në politikën e fasadës, që është politika që di të bëjë më mirë Edi Rama.

Duke folur për vendimin e SPAK që mori të pandehur ish-Kryeministrin Sali Berisha, Lubonja tha se amerikanët duhet të na thonë a është rrezik për demokracinë apo edhe për amerikanët, kreu i PD-së që ka 10 vjet që ka ikur.

“Dosja ‘Partizani’, nëse e marrim si standard, ditë për ditë mund të merret i pandehur Edi Rama se ka miratuar ligje e ka ndryshuar ligje. Kemi të bëjmë me një operacion fasade nga njëra anë dhe interesa amerikane që e mbështesin në këtë rast.

[embedded content]

Në kohën e PD-së është bërë korrupsion, ka pasur edhe krim që ka bërë gjëra. Por çështja është këta që janë sot në pushtet a do të hetohen? Sistemi po ecën, po fuqizohet dhe po i shkakton një dëm të madh Shqipërisë”, tha Lubonja.

Ai tha se edhe sikur Jezu Krishti të vijë dhe të formojë një parti në Shqipëri, sërisht Edi Rama do të fitojë.

[embedded content]

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Etiketa:

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts