FATOS ĂOĂOLI
Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« fundit nga platformat e dhĂ«nies me qira afatshkurtra tĂ« dhomave âAirbnbâ dhe âBooking.comâ, janĂ« 20 mijĂ« familje nga ShqipĂ«ria qĂ« janĂ« regjistruar tek âAirnbnbâ pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« me qira mjediset e tyre, si dhe 11 mijĂ« tĂ« regjistruar nĂ« platformĂ«n âBooking.comâ. Sikur gjatĂ« kĂ«tij viti vetĂ«m 1,000 euro tĂ« kenĂ« marrĂ« mesatarisht kĂ«to 31 mijĂ« familje, i thonĂ« deri tani mbi 150 mijĂ« qytetarĂ« tanĂ« tĂ« kenĂ« fituar tĂ« paktĂ«n 31 milionĂ« euro nga aktiviteti i dhĂ«nies me qira tĂ« dhomave tĂ« tyre, sidomos pĂ«r turistĂ«t e huaj. Investimi, duke kthyer njĂ« pjesĂ« tĂ« shtĂ«pive tĂ« tyre, ose tĂ« gjithĂ« shtĂ«pinĂ« nĂ« mjedis banimi me qira afatshkurtĂ«r, po del ai i duhuri.
Dhe, sipas Shoqatës së Pronave të Paluajtshme të Shqipërisë, qiraja mesatare ditore për një dhomë është rritur nga 55 euro në vitin 2023, në 65 euro nata këtë vit. Në të vërtetë, të ardhurat mesatare për këto 31 mijë familje deri tani nuk janë 1 mijë euro, por 2,500- 3,000 euro. Bëhet fjalë për një përfitim te 70- 80 milionë euro në këto tetë muajt e parë të vitit dhe kjo është gjë shumë e mirë për këto familje shqiptare dhe për mbarë ekonominë tonë. Peizazhet piktoreske, historia e pasur dhe kultura e gjallë e Shqipërisë e kanë vendosur vendin qartësisht në hartën turistike, duke çuar në pasoja të rëndësishme për tregun e saj të pasurive të paluajtshme(real estate). Me, sipas INSTAT, mbi 6.3 milionë vizitorë të huaj në periudhën janar-korrik 2024, ose 25 për qind më shumë se periudha janar-korrik 2023, industria në rritje e turizmit po riformon peizazhin e pronave në Shqipëri, me përqendrim në kërkesën për pronat me qira, mundësitë e investimeve dhe tregun në zhvillim për qiratë afatshkurtra.
Me një numër në rritje të turistëve që vizitojnë plazhet, vendet historike dhe qytetet e Shqipërisë, kërkesa për pronat me qira është rritur ndjeshëm. Kjo kërkesë është veçanërisht e theksuar në zonat bregdetare dhe qendrat kryesore urbane. Tregu i pronave, të blera nga vendës dhe të huaj, për dhënie me qira, varion nga vilat luksoze tek apartamentet me çmime të përballueshme, duke iu përgjigjur një spektri të gjerë turistësh. Investitorët vendës dhe të huaj tërhiqen nga tregu i pasurive të paluajtshme shqiptare, për shkak të potencialit për kthime të larta nga investimi, veçanërisht në destinacionet turistike. Investimi i qeverisë dhe sektorit privat në infrastrukturë, po bën që zonat më parë të paarritshme të bëhen më tërheqëse për investuesit vendës dhe të huaj, në pasuritë e paluajtshme.
Popullariteti i platformave tĂ« qirave afatshkurtra, madje edhe ditore, si âBooking.comâ dhe âAirbnbâ Ă«shtĂ« rritur, me pronarĂ« vendĂ«s dhe tĂ« huaj tĂ« apartamenteve dhe vilave, qĂ« i shfrytĂ«zojnĂ« kĂ«to platforma, pĂ«r tâiu shĂ«rbyer turistĂ«ve qĂ« kĂ«rkojnĂ« pĂ«rvoja autentike. Zhvillimi i tregut tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme pĂ«r shĂ«rbime turistike nga investitorĂ«t vendĂ«s dhe tĂ« huaj ka sjellĂ« pĂ«rfitime ekonomike tĂ« dukshme pĂ«r komunitetet lokale, duke pĂ«rfshirĂ« krijimin e vendeve tĂ« punĂ«s dhe pĂ«rmirĂ«simin e infrastrukturĂ«s lokale. Ka rrugĂ« dhe lagje nĂ« TiranĂ« qĂ« identifikohen me mikpritjen e turistĂ«ve qĂ« vijnĂ« pĂ«r trajtim mjekĂ«sor, pĂ«r âturizĂ«mâ mjekĂ«sor.
Sot, edhe në sajë të investimeve të qeverisë në infrastrukturën rrugore dhe në shërbimet e përmirësuara jetike si uji dhe energjia elektrike, ka një theks të rritur në turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të pasurive të paluajtshme, për të siguruar përfitime afatgjata për sektorin e turizmit dhe komunitetet lokale. Ekziston potenciali për diversifikim të mëtejshëm në tregun e pasurive të patundshme, duke përfshirë zhvillimin e pronave të ekoturizmit dhe turizmit kulturor. Një tjetër drejtim shumë premtues është biznesi i shtëpive-bujtina në fshatrat jo vetëm dhe domosdoshmërish në bregdet, por në të gjitha zonat e vendit. Ndërveprimi midis turizmit dhe pasurive të paluajtshme në Shqipëri paraqet si mundësi, ashtu edhe sfida. Ndërsa vendi vazhdon të rritet si një destinacion turistik, tregu i tij i pasurive të patundshme është i vendosur të zhvillohet më tej, duke ofruar mundësi tërheqëse për investitorët dhe pronarët e pronave vendës dhe të huaj, ndërsa kërkon një fokus në zhvillim të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.
Që nga viti 2014, investimet vendëse dhe ato të huaja në pasuri të paluajtshme në Shqipëri kanë arritur shifrën e 4 miliardë e 360 milionë eurove. Blerjet e shtetasve të huaj në vitet e fundit kanë qenë një faktor me peshë në tregun e pronave në Shqipëri dhe kanë luajtur një rol të konsiderueshëm në rritjen e çmimit të pronave, sidomos në periudhën pas pandemisë nga COVID-19 dhe gjatë viteve 2022-2024. Ka shpresë të rilindur në vendin tonë për shumë fitim dhe për një të ardhme të qëndrueshme, përmes ofrimit të mjediseve për turizëm bregdetar, agrar (bujtinat), të natyrës dhe atë kulturor.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co