“Pëllumb Gjoka nuk ka qenë përdorues i aplikacionit Sky ECC”- Avokati Ylli Manjani: Banesa e tij është kontrolluar dhe…

pellumb gjoka nuk ka qene perdorues i aplikacionit sky ecc avokati ylli manjani banesa e tij eshte kontrolluar dhe
pellumb gjoka nuk ka qene perdorues i aplikacionit sky ecc avokati ylli manjani banesa e tij eshte kontrolluar dhe





































Avokati i Pëllumb Gjokës, Ylli Manjani në një deklaratë jashtë ambienteve të SPAK tha se klienti i tij, nuk ka qenë përdorues i aplikacionit SKY ECC.

Të dhënat – tha Manjani- janë marrë në mënyrë të paligjshme, pasi ato përdoren për interesa të Francës dhe jo në një proces gjyqësor.

“Nuk ka asnjë akt ekspertimi, asnjë kontratë asnjë aparat, banesat e Pëllumb Gjokës janë kontrolluar dhe nuk ka rezultuar që të ketë qenë përdorues i atij aplikacioni.

Ne kemi 14 muaj që me këtë po merremi përveç debatit.

Ato janë të dhëna të marrë në mënyrë të paligjshme, bëhet fjalë për përgjime masive që janë marrë për interesa të Francës, por jo të përdorshme në një proces gjyqësor. Këtë ka thënë edhe gjykata në Francë”, tha Ylli Manjani

Ndërsa Gazment Bardhit, Manjani iu përgjigj kështu: “Diku po në të njëjtin përgjim, po ky kod përdor shprehjen “për shpirt të babës”. Këtë ne e përdorur kur baba është i vdekur,  Pëllumb Gjoka e ka babën gjallë. Ta lexojë se e ka aty dhe do binden që nuk është e Pëllumb Gjokës ajo”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co