Donald Trump, kandidati republikan për president të SHBA-së, ka deklaruar mbrëmë se nuk do të ketë debat tjetër me kandidaten demokrate, Kamala Harris.
Bryan Lanza, këshilltar i lartë i fushatës së Trump, tha se refuzimi i debatit të ri ishte një vendim taktik.
“Nuk ka të bëjë me frikën, por me prioritetet drejt fundit të fushatës zgjedhore. Ne kemi parashikime më të mira për intervista, mitingje, udhëtime në vende të ndryshme, sesa për një debat shtesë që mund të zvogëlojë shanset për të fituar”, Lanza tha për CNN.
Disa analistë besojnë se ish-presidenti mund të ndryshojë mendje. Alyssa Farah Griffin, komentatore e CNN-it që shërbeu si zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë gjatë presidencës së Trumpit, beson se kandidati republikan mund të ndryshojë qëndrimin me afrimin e ditës së zgjedhjeve.
“Ai mund të ndryshojë mendje. Nëse Kamala Harris bie në sondazhe për shkak të performancës së saj në debat, Trump mund ta sfidojë atë përsëri pas disa javësh. Ose nëse bëhet gara e ngushtë dhe gjërat bëhen të vështira në tetë javët e fundit, ai mund të ketë nevojë për diçka të madhe”, tha Griffin.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co