“NATO po hyn në luftë, do reagojmë”/ Starmer i përgjigjet kërcënimeve të Putinit: Konfliktin në Ukrainë e nisi Rusia, jepini fund!

nato po hyn ne lufte do reagojme starmer i pergjigjet kercenimeve te putinit konfliktin ne ukraine e nisi rusia jepini fund
nato po hyn ne lufte do reagojme starmer i pergjigjet kercenimeve te putinit konfliktin ne ukraine e nisi rusia jepini fund

“Rusia e nisi konfliktin në Ukrainë dhe ata mund ta përfundojë luftën menjëherë”, ka thënë kryeministri britanik, Keir Starmer, raporton BBC. Deklarata ka ardhur pasi presidenti rus, Vladimir Putin u shpreh se Moska mund t’i konsiderojë raketat perëndimore të hedhura drejt Rusisë si përshkallëzim serioz të luftës dhe përfshirje direkte të NATO-s në konflikt.

Putin ka deklaruar për televizionin shtetëror rus se kjo “do të nënkuptonte asgjë më shumë pos pjesëmarrje të drejtpërdrejtë të vendeve të NATO-s, SHBA-së dhe vendeve të BE-së në luftën në Ukrainë”.

Keir Starmer ndodhet në Uashington për bisedime me presidentin amerikan, Joe Biden, me të cilin do të takohet gjatë të premtes (13.09.2024), në kohën kur aleatët e Kievit po diskutojnë mundësinë për t’i dhënë Ukrainës lejen për t’i përdorur raketat e tyre ndaj objektivave ushtarake ruse, brenda territorit të Rusisë. “Është pjesëmarrje e drejtpërdrejtë e tyre”, ka thënë Putini. “Dhe afërmendsh se kjo e ndryshon thelbësisht esencën, natyrën e konfliktit”. Ai ka shtuar: “Nëse kështu është puna, ne do të marrin vendime korresponduese ndaj kërcënimeve që do të na krijohen”.

I pyetur për kundërpërgjigje ndaj deklaratave të Putinit, kryeministri britanik ka thënë në një intervistë gjatë udhëtimit me avion në drejtim të Uashingtonit se “Rusia është ajo që mund ta ndalë menjëherë luftën”.“Rusia e nisi këtë konflikt. Rusia e pushtoi ilegalisht Ukrainën. Rusia mund ta përfundojë menjëherë këtë konflikt”, ka shtuar Starmer.

Kryeministr britanik ka theksuar se Rusia po vazhdon të veprojë në shkelje të ligjeve ndërkombëtare duke tentuar të pushtojë një shtet sovran. Ai ripërsëriti qëndrimin për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm. “Për ta ritheksuar, ishte Rusia ajo që e nisi këtë e para. Ata e shkaktuan konfliktin, ata janë që po veprojnë kundërligjshëm”.

Kryeministri britanik Kier Starmer dhe ministri i Jashtëm, David Lammy, kanë nisur një aksion diplomatik, teksa aleatët e Ukrainës po diskutojnë kundërpërgjigjen ndaj përkrahjes së shtuar të Iranit për Rusinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →