Bota

U morën të pandehur për çështjen “Partizani”, Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e arrestit për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij

u moren te pandehur per ceshtjen partizani apeli i gjkko se le ne fuqi masen e arrestit per sali berishen dhe dhendrin e tij





































Apeli i GJKKO-së lë në fuqi masën e “arrestit në shtëpi” për Sali Berishën dhe dhëndrin e tij

berisha malltezi

Togat e zeza rrëzuan kërkesën e Kreut të PD-së dhe Jamarbër Malltezit për ndryshimin e masave të sigurisë.

Vendimi u mor një ditë pasi Berisha dhe dhëndri i tij, u morën të pandehur nga SPAK për çëshjtjen Partizani.

“Ishte vendim i një dirigjence. Hetimet nuk kanë përfunduar. Fryma e procedurës me pritje e përcjellje. U bë komunikimi i akuzës, por nuk u bënë shpjegime”, tha avokati Genc Gjokutaj.

Përfaqësuesi ligjor i Berishës deklaroi se: “Afatet e paraburgimit me atë të hetimit janë të ndryshme, këta nxitojnë sepse i kufizon masa e kufizimit të lirisë, se kanë frikë se u skadon, shuhet masa për shkak të tejkalimit të afatit dhe nxitojnë.

Në rastin e Berishës këta do të nxitojnë, ndërsa në rastin e Dakos këta nuk nxituan dhe u shkau nga dora.”

Vendimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 13.09.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 182 akti, datë 04.09.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 400 akti, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, në lëndë të masave të sigurimit personal dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 400 akti, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts