Bota

Përpjekjet ruse për përmbysjen dhe polarizimin e shoqërive të lira, SHBA vendos sanksione të reja ndaj…

perpjekjet ruse per permbysjen dhe polarizimin e shoqerive te lira shba vendos sanksione te reja ndaj
perpjekjet ruse per permbysjen dhe polarizimin e shoqerive te lira shba vendos sanksione te reja ndaj

SHBA vendos sanksione të reja ndaj Rusisë për përpjekjet për të “përmbysur dhe polarizuar shoqëritë e lira dhe të hapura”.

Në fjalën e tij, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA po vendos sanksione të reja ndaj Rusisë për rolin e saj për të “minuar demokracitë”.

“Sot, ne po vendosim sanksione ndaj tre subjekteve dhe dy individëve për operacionet e fshehta të ndikimit global të Rusisë, duke përfshirë ndërhyrjen në demokracinë e Moldavisë dhe zgjedhjet e saj të ardhshme.

Veprimet që ne po ekspozojmë sot dhe veprimet që ekspozuam javën e kaluar nuk përfshijnë të gjithë hapësirën e përpjekjeve të Rusisë për të minuar demokracitë, shumë larg kësaj.

Përdorimi i dezinformatave nga Rusia për të përmbysur dhe polarizuar shoqëritë e lira dhe të hapura shtrihet në çdo pjesë të botës. Si përgjigje, sot, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Kanadaja po nisin një fushatë të përbashkët diplomatike për të mbledhur aleatë dhe partnerë në mbarë botën për t’u bashkuar me ne në adresimin e kërcënimit të paraqitur nga RT dhe makineritë e tjera të dezinformimit dhe ndikimit të fshehtë rus”, tha Blinken.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts