Bota

Turqi, 10 persona arrestohen për vrasjen e një vajze 8-vjeçe

turqi 10 persona arrestohen per vrasjen e nje vajze 8 vjece
turqi 10 persona arrestohen per vrasjen e nje vajze 8 vjece

Dhjetë persona janë arrestuar në Turqi si pjesë e një hetimi për vrasjen e një vajze tetë vjeçe në provincën juglindore të Dijarbakirit, e cila ka shkaktuar një protestë publike. Mes tyre janë tetë të afërmit e saj më të afërt, sipas kanalit televiziv TRT Haber.

Trupi i Narin Guranit, e zhdukur më 21 gusht, u gjet më 8 shtator në një çantë buzë një lumi pranë fshatit ku ajo jetonte me prindërit e saj. Nga ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e vajzës janë konstatuar shenja mbytjeje. Dyshimi për vrasjen fillimisht ra mbi dajën e saj, i cili është kryeplaku i fshatit. Në kuadër të hetimeve janë ndaluar gjithsej 22 persona.

Me vendim gjykate janë arrestuar 10 persona, mes tyre nëna dhe vëllai i madh i Narinit. Zyra e Prokurorit të Provincës së Dijarbakirit po kryen një hetim gjithëpërfshirës. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha më parë se autorët e krimit duhet të ndëshkohen me dënimin më të ashpër.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts