Bota Sport

Statistikat/ Venecia “gjah” i preferuar i Milanit, Teo shumë pranë… Maldinit

statistikat venecia gjah i preferuar i milanit teo shume prane maldinit





































Milani ka fituar 10 nga 13 ndeshjet e fundit kundër Venecias në Serinë A, duke përfshirë edhe fitoren në tavolinë 2-0 në vitin 1963. Tre të tjerat kanë përfunduar 2 barazim dhe 1 fitore për venetët në 19 marsin e vitit 2000.

2007379741_f-scaled

* Milani ka qëndruar e pamposhtur në 12 nga 13 ndeshjet e luajtura në shtëpi kundër Venecias në Serinë A me 8 fitore dhe 4 barazime. Fitorja e fundit e lagunarëve në transfertë është më 15 nëntorin e vitit 1942.

* Milani nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit të kampionatit duke marrë 3 barazime dhe 2 humbje. Kuqezinjtë nuk regjistrojnë një ecuri më negative pa sukses në Serinë A që nga marsi dhe prilli i vitit 2018.

* Pas barazimeve me Torinon dhe Lacion dhe humbjen me Parmën, Milani mund të mos fitojë asnjë nga 4 ndeshjet e para të sezonit në Serinë A për herë të parë në 65 vitet e fundit.

* Milani ka pësuar të paktën 2 gola në 5 ndeshjet e fundit të kampionatit (12 të pësuar në këtë periudhë, 2.4 mesatarisht). Vetëm një herë në histori kanë pasur ecurinë më të gjatë me 2 gola të pësuar, 8 mes vitit 1943 dhe 1946.

* Pasi ka humbur 10 ndeshje radhazi në Serinë A, Venecia është e pamposhtur në 4 sfida në 6 të fundit. Ka arritur 1 fitore dhe 3 barazime.

* Venecia (860) është skuadra e dytë që aplikon më shumë presionin me intensitet të lartë në këtë kampionat, pas Empolit me 908.

* Që nga fillimi i sezonit të kaluar (2023-2024), Rafael Leao është lojtari i vetëm që ka arritur në numra dyshifrorë si për gola (10) dhe asiste (10). Kundër Venecias, portugezi ka furnizuar 2 asiste, të dy në ndeshjen e 9 janarit në vitin 2022.

* Teo Hernandez ka realizuar 3 gola kundër Venecias në Serinë. Nuk ka bërë më mirë ndaj asnjë ekipi tjetër, po aq ndaj Parmës dhe Torinos. Mbrojtësi francez ka shënuar 27 gola në Serinë A me fanellën e Milanit dhe është në vendin e dytë të mbrojtësve me më shumë gola. I pari është Paolo Maldini me 29.

* Milani është skuadra ndaj së cilës Alfred Dankan ka shënuar më shumë gola në Serinë A, 3 madje edhe të fundit që ka shënuar në kampionat. Ishte lojtar i Fiorentinës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts