Bota

“Kundër rezolutës së Kombeve të Bashkuara”, Irani “injoron” paralajmërimet e SHBA, dërgon një satelit në hapësirë

kunder rezolutes se kombeve te bashkuara irani injoron paralajmerimet e shba dergon nje satelit ne hapesire
kunder rezolutes se kombeve te bashkuara irani injoron paralajmerimet e shba dergon nje satelit ne hapesire

Irani tha se ka dërguar në orbitë një satelit hulumtues me një raketë të ndërtuar nga divizioni i hapësirës i Gardës Revolucionare Islamike, raportoi agjencia shtetërore e lajme, IRNA më 14 shtator.

Sipas raportimit, sateliti Chamrat-1 ka peshë prej 60 kilogramësh dhe ai me sukses arriti në orbitën prej 550-kilometrash në hapësirë.

Në janar, Irani tha se me sukses kishte lansuar në hapësirë tre satelitë përmes një rakete.
Shtetet e Bashkuara paraprakisht kanë thënë se lëshimet e satelitëve nga Irani janë në kundërshtim me një rezolutë të Kombeve të Bashkuara e cila i kërkon Teheranit të mos ndërmarrë asnjë aktivitet që përfshin aftësi të raketave balistike për të ofruar armë bërthamore.

Sanksionet e OKB-së sa i përket programit të Iranit për raketat balistike skaduan tetorin e vitit të kaluar./REL

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts