Vinte nga Serbia në Shqipëria me postë, grupit kriminal i kapen qindra doza droge! Çfarë është LCD, ka formë kartoni dhe… Sjell pasoja vdekjeprurëse tek të rinjtë

vinte nga serbia ne shqiperia me poste grupit kriminal i kapen qindra doza droge cfare eshte lcd ka forme kartoni dhe sjell pasoja vdekjeprurese tek te rinjte





































Detaje të reja dalin nga operacioni antidrogë në Tiranë, ku u godit një grup kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike në shkollat dhe lokalet e natës në kryeqytet.

droge LCD

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 350 doza drogë sintetike LCD, e cila është shumë e rrallë. Kjo lloj droge është në formë kartoni, siç duket edhe nga foto, dhe kur konsumohet vendoset poshtë gjuhës.

Burime bëjnë me dije se droga LCD vinte nga Serbia në Shqipëri me postë dhe më pas grupi kriminal e shpërndante pothuajse në të gjithë Tiranën.

Droga LCD sjell pasojë të rënda shëndetësore te të rinjtë deri në humbje jete.

Deklarata e policisë:

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua faza e parë e operacionit “TEMPULLI 4”, në kuadër të cilit u kapën dhe u vunë në pranga 24 persona, 9 prej te cilëve janë arrestuar më parë të cilët po hetohen me masën e sigurimit personal “Arrest në burg” pa afat, ndërsa 15 janë arrestuar ditën e sotme. Gjithashtu vijon puna për kapjen e 4 shtetasve të tjerë ndiqen me masa kërkimi.

Gjatë operacionit janë arrestuar shtetasit Vilson Tresa, Asllan Maqellara, Etgent Luzi, Kostandinos Deliu, Armand Haderllari, Blerim Biba, Ilir Tufa, Kevin Kolgegaj, Marios Saliaj, Damjan Hasani, Erblin Buci, Ervis Duro, Jurgen Xhafa, Aldo Grabovari, Gazmend Hoxha, Sajmir Gerbaj, Aleksander Kili, Orgest Beqo, Xhelo Ajasllari, Paolo Shyti, Ervin Rakipi, Erdi Kurti, dhe Adrian Ramushi.

Gjatë hetimit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1.8 kg, lëndë narkotike kokainë;

– 18 kg, lëndë narkotike marijuanë;

– 350 doza, me lëndë të dyshuar narkotike sintetikeekstazi dhe LCD;

– aparatet celulare dhe automjetet e shtetasve tëimplikuar në këtë veprimtari kriminale.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike, afër shkollave, në lokale nate dhe në ambiente të tjera të frekuentuara nga të rinjtë, në zona të ndryshe të Tiranës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në drejtimin e Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parëtë Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë vijojnë veprimet hetimore për dokumentinin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co